Numrat e Panjahur
    ADSL Mbeshtetje
    PSTN Mbeshtetje 
    VIP Mbeshtetje  
 
Albtelecom sh.a. eshte operatori publik me i madh qe operon ne fushen e sherbimeve te telekomunikacionit me rrjet fiks ne Shqiperi. Albtelecom ofron sherbime telefonike lokale, kombetare dhe nderkombetare per abonentet e rrjetit te tij dhe ne te njejten kohe mbeshtet dhe nderlidh operatore te tjere te telekomunikacionit ne Shqiperi.Albtelecom Ka nje game te madhe sherbimesh :

* Internet ADSL eshte nje teknologji qe lejon transmetim te dhenash me shpejtesi te larte aksesi ne internet, duke shfrytezuar linjen ekzistuese telefonike.

* ISDN eshte nje rrjet digital per sherbime te integruar. Ky sherbim mundeson perdorimin e linjes telefonike ekzistuese per transferim ne te njejten kohe te zerit, fakseve, pamjeve dhe te dhenave.

* Telefonia Fikse Sherbimi telefonik eshte sherbim qe i ofrohet Perdoruesve te Albtelecom-it nga Centralet Telefonike Lokale ne te gjithe zonat urbane.

 * Kartfona Sherbimi publik i telefonave me karte eshte nje rrjet telefonash (kartofona) te cilet instalohen ne ambiente publike te hapura ose te mbyllura per ti ofruar popullates sherbimin e telefonise fikse i cili realizohet me ane te kartave plastike me çip, te cilat jane interaktive me software-t e kartofonave dhe merrin akses ne rrjetin kombetar dhe nderkombetar te Albtelecom Sh.a

* Intranet Lidhja LAN eshte nje sherbim data internetwork qe lidh rrjetat kompjuterike LAN ne nje rrjet te vetem duke perdorur rrjetin e Albtelecom-it. Sherbimi per klientin paraqitet si nje ure lidhese ne baze te standartit IEEE 802.x. Albtelecom imageADSL eshte nje teknologji qe lejon transmetim te dhenash me shpejtesi te larte aksesi ne internet, duke shfrytezuar linjen ekzistuese telefonike. Quhet asimetrike sepse transmeton te dhena me bande te ndryshme ne download/downstream (ne drejtim te perdoruesit) dhe upload/upstream (ne drejtim te Internetit).